Foto dëshpëruese, realiteti i luftërave nga Afgani në Ukrainë
Një fotograf ka mbuluar për dekada luftën e përgjakshme që kanë ndodhur nëpër botë, përmes imazheve ai sjell atë që shumë njerëz të tjerë nuk dinë apo nuk duan të dinë. Të gjitha këto skena shumë vite dhe mijëra kilometra larg njëra-tjetrës janë dokumentuar nga fotoreporterja Paula Bronstein dhe janë përfshirë në një ekspozitë në Visa por I’Image të këtij viti.
“Puna ime nuk ka qenë kurrë vetëm në vijën e parë. Asnjëherë. Gjithmonë është thelluar në histori më të thellë, duke parë jetën, njerëzit… si jetojnë ata në sfondin e luftës,” është shprehur për CNN Brostein.
Me çanta që rëndojë mbi supet e tyre dhje të mbuluar nga balta, kjo është fotoja e nju grup refugjatësh në vitin 2017, që ecin në një fushë të mbjellë me oriz. Ata janë vetëm disa qindra mijëra refugjatë Rohingya që kanë kaluar kufirin e Bangladeshin pasi një valë e dhunshme i detyroi ata që të largoheshin nga Mianmari.
Kjo foto i përket një të djali të shtrirë në krevatin e një spitali në vitin 1994. Ai është një i mbijetuar Tutsi i gjenocidit në Ruandë. Militantët Huti që kërkonin të çlironin Ruandën nfga Tutsi lanë 800 mijë veta të vdekur.
Mohboba një vajzë e vogël 7 vjeçe e cila qëndron pranë një muri të bërë shoshë nga plumat, teksa pret të shtrohet në një klinikë shëndetësore në Kabul në vitin 2002. Fytyra e vogëlushes është e lyer me pomadë ngjyrë vjollcë, për të trajtuar leishmaniozën e cila është sëmundje parazitare e shkaktuar nga infektimi me parazitë.
Pjesë më e madhe e karrierës së Bronstein është fokusuar në Afganistan. Ajo e vizitoi shpesh vendin nga viti 2001 deri në vitin 2022, duke treguar historitë e njerëzve që jetonin mes kryengritjes talebane dhe luftës së përjetshme të Amerikës.
Fëmijët recitojnë lutje islamike në një klasë të improvizuar në natyrë në një fshat të largët të Afganistanit në vitin 2007.
Sayed Abdul Karim ulet krah per krah me mbesën e tij 9-vjeçare, Camila, në një kamp refugjatësh 3 orë larg fshatit të tyre në Afganistan, pasi fshati i tyre u bombardua në një sulm ushtarak amerikan që synonte militant.
Një burrë qëndron i kapur pas një varke shpëtimi, ndërsa viktimat e përmbytjeve evakuohen nga Mrina e Pakisatanit në Suukur. (Viti 2010)
E lodhur, e djersitur dhe lot në sy. Kjo është fotoja e një vajze të vogël Rohingya e cila qan pas ecjesh për ditë të tëra e pa ngrënë dhe pa gjumë. Në vitin 2017 refugjatët iknin nga Mianmari përtej kufirit të Bangladeshit.
Samir Suliman Asaliah luan me djalin e tij, Nasin në qytetin e Gazës në vitin 2018 një muaj pasi mbeti i plagosur në gju si pasojë e sulmeve.
“Të thuash lamtumirë ishte e vështirë.” Një nënë, Elena Pomaz mban në krah dy vajzat e saj Lizën dhe Sofinë teksa hipën në një treg refugjatësh në Dnipro të Ukrainës në vitin 2022.
Teksa tregon për punën e saj dhe realitetin e gjendjes kaotike të botës e përfshirë nga fronte luftash të përgjakshme, fotoreporterja shprehet se në sajë të punë ka kuptuar “fuqinë kthimit”. Ajo shprehet se vazhdon të marrë mesazhe të fshehta nga gra afgane të cilat vazhdojnë të kërkojnë ndihmë./tvklan.al