Bonusi i Pranverës për mbi 730 mijë pensionistë brenda dhe jashtë vendit, nis shpërndarjen prej kësaj të hëne e në vijim pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

Nga kjo politikë mbështetëse e qeverisë, përfitojnë 10 mijë Lekë të gjithë ata që marrin një pension bazë deri në 20,000 Lekë, ndërsa për pensionet mbi 20,000 Lekë bonusi është 5 mijë Lekë.

Të gjithë pensionistët kanë të drejtë ta tërheqin bonusin deri më 30 Shtator të këtij viti. Ndërkohë për të gjithë pensionistët që nuk kanë tërhequr ende bonusin e fundvitit, mund ta tërheqin atë deri më 30 Qershor.

Nga ana tjetër, qeveria ka premtuar reformim dhe rishikim të skemës se pensioneve brenda këtij viti, me qëllim rritjen e pensioneve të ulëta, si një kërkesë e vazhdueshme e grupmoshës së tretë të popullatës.

Klan News