Mungon ende zyrtarizimi, por Joshua Zirkzee mund të quhet lojtari i ri i Manchester United.

Klubi anglez ka mbyllur marrëveshjen dhe pritet të bëjë gjithçka publike në ditët e ardhshme.

Sulmuesi anglez, do i kushtojë arkave të “djajve” 40 milionë euro, aq sa e kishte edhe klauzolën e largimit nga Bologna.

Pas një sezoni të shkëlqyer në Serie A, 23-vjeçari do të nisë në aventurë të re në Premier League, aty ku e pret një kontratë deri në vitin 2029.

Zirkzee ishte pjesë e Europianit me Holandën, por minutat për të ishin të pakta, duke ngrohur stolin thuajse gjatë gjithë kohës. /tvklan.al