Sot të gjithë e njohin Luiza Gegën, për shkak të sukseseve të mëdha të arritura, por fillimet për të nuk kanë qenë të lehta.

Në një rrëfim në studion e “Rudina” në Tv Klan, atletja shqiptare, deklaroi se në fillimet, fokusi i familjes ka qenë të shkolla dhe mundësitë nuk i kishin të mëdha. Megjithatë, Gega zbulon se çdo ditë kuptonte se po i afrohej ëndrrës, të cilën e bëri realitet më vonë.

E pyetur për të ardhmen, kur të tërhiqet nga sporti që ushtron, Luiza Gega tha se dëshiron që eksperiencën e saj, ta ushtrojë te fëmijët.

“Ne jemi vend shumë i vogël dhe fillimet kanë qenë të vështira. Fokusi i familjes ishte te shkollimi, mundësitë nuk ishin të mëdha, për ta menduar. Çdo ditë kuptoja se i afrohesha ëndrrës sime, por ia kam dalë dhe kur mendoja se nuk ia dal dot. Njeriu gjen forcë, por për dikë do të thotë shumë. Janë kujtime të jashtëzakonshme.

Ajo që më kënaq më shumë, është se gëzoj një respekt të madh nga njerëzit. E shikoj të sytë e tyre. Ma shprehin me dashuri. Jam lodhur shumë, por të kënaq kjo dashuria që merr. Dashuria të jep motiv.

Në të ardhmen, këtë eksperiencë dua ta ushtroj te fëmijët. Nuk e shikoj veten të ulur diku dhe të tregoj si bëhet sporti”, u shpreh Luiza Gega.  

/tvklan.al