Erion Veliaj: Sot Goca jonë Luzia Gega ka kthyer rekordin kombëtar, ndaj dhe ajo e fiton këtë maratonë.

Atletja Luiza Gega ka fituar çmimin e parë të Maratonës së Tiranës në kategorinë 42 km për femra, rrugëtim që e përfundoi për 2 orë e 34 minuta, 1 minutë më shpejt nga rekordi kombëtar i mëparshëm.

Luiza Gega: Doja të thyeja një rekord kombëtar, kështu që kisha një siguri. Jam e lumtur që fitova, ka një sfidë midis mendjes dhe trupit.

Në edicionin e 8-të vrapuan rreth 5 mijë maratonomakë.

“Në eventin më të madh sportiv në kryeqytet, këtë vit morën pjesë rreth 1500 garues të huaj nga 50 kombësi të ndryshme, ne mesin e tyre shumica italianë”, raporton Dorina Halili.

“Për mua ishte një eksperiencë fantastike, është hera e parë që marr pjese në një maratonë, ishte shume bukur.”

“Është hera ime e parë që vij në Shqipëri, është e mrekullueshme. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, favorizuar edhe nga moti me diell.”

“Shumë prej të huajve kanë një justifikim të vijnë prapë.”

Së bashku me sportistë profesionistë dhe dashamirës të sportit, ishin të shumtë edhe ata që vrapuan për kauza të ndryshme sociale, mes tyre personat me aftësi të veçanta.

Erion Veliaj: Ne do të kemi një kauzë të jashtëzakonshme për fëmijët që janë të spektrit autik. Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendrën më të madhe.

Përgjatë zhvillimit të maratonës rrugët kryesore të Tiranës u bllokuan dhe qarkullimi i automjeteve devijoi në rrugë alternative.

Tv Klan