E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja Do’A vjen me një rrëfim ndryshe. Teksa flet për eksperiencën e saj si konkurrente në “Kënga Magjike”, ajo shprehet se shpreson që të marrë pjesë përsëri në këtë kompeticion.
Muzika është pasioni i saj dhe këtë e kuptuam teksa performonte me kitarë dhe piano në skenën gjigante të “Këngës Magjike”, por sot ajo zbulon se përveç muzikës ka një pasion tjetër dhe ajo është matematika.
Do’A ka mbaruar doktoraturën në fushën e matematikës. E gjendur mes dy pasioneve që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, këngëtarja shprehet se dëshiron që të dyja këto pasione t’i ketë pjesë të jetës së saj.
Rudina Magjistari: Mendon përsëri të marrësh pjesë te “Kënga Magjike”?
Do’A: Shpresoj që po.
Rudina Magjistari: Shpreson që po. Ishte hera jote e parë që gjendeshe në një skenë kaq të madhe?
Do’A: Kaq të madhe, po! Kam qenë në skena të ndryshme në Amerikë, por jo kaq të madhe.
Rudina Magjistari: Po më thuaj pak tani këtë lidhjen tënde, sepse ndërkohë e ushqen shumë pasionin tënd për muzikën dhe krijon këngë, po mbaron doktoraturën për matematiciene.
Do’A: Unë në Amerikë kam provuar t’i bëj të dyja. Në fillim kam studiuar matematikë në Skoci, pastaj kam shkuar në Amerikë dhe kam vazhduar shkollën e muzikës andej, por pastaj pashë që më kishte marrë malli për matematikën dhe e lashë shkollën. Fillova përsëri shkollën e matematikës edhe tani po i bëj të dyja. Kam filluar të bëj shumë muzikë jazz. Zakonisht këndoj dhe po kam pasur një album që ka dalë para dy vitesh dhe tani po provoj që t’i bëj të dyja.
Rudina Magjistari: Nuk besoj se është shumë e lehtë apo jo?
Do’A: Nuk është e lehtë, por kam kuptuar që i dua të dyja në jetë. Kam provuar vetëm me njërën e vetëm me tjetrën dhe gjithmonë më ka munguar diçka.
Rudina Magjistari: Janë shumë të ndryshme në fakt, por asnjëra nuk e zëvendëson tjetrën./tvklan.al