“Stolia” titullohej kënga me të cilën këngëtarja me origjinë iraniano-gjermane, Do’A mori zemrat e publikut në “Kënga Magjike”. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, ajo flet sa i përket pjesëmarrjes në këtë kompeticion.

Rudina Magjistari: Si erdhi vendimi për të marrë pjesë në “Kënga Magjike” sivjet?

Do’A: Nuk e di në fakt se Arditi më pyeti dje “pse ke ardhur në këtë moment në Shqipëri?”, për të kënduar dhe kam pasur raste edhe vitet e kaluara për të marrë pjesë në diçka, por nuk ka qenë momenti i duhur për mua, kësaj radhe sikur e ndjeva.

Rudina Magjistari: Ndërkohë këngën e ke bërë më herët?

Do’A: Isha frymëzuar për “Këngën Magjike”.

Duke folur për pjesëmarrjen në “Kënga Magjike”, Do’A tregoi dhe komplimentin që kishte marrë nga Ardit Gjebrea.

Rudina Magjistari: Cili ka qenë një koment që të bëri Arditi për këngën? Ai vetë të ka thënë diçka?

Do’A: Ai tha që kam qenë unë stolia e “Këngës Magjike”.

Rudina Magjistari: A sa bukur! Kompliment shumë të bukur dhe vlerësim shumë të bukur të ka bërë./tvklan.al