Kategoria “New Artist” mori një vëmendje të veçantë në “Këngën Magjike” pasi në natën finale të saj nuk u vlerësua vetëm më i miri, por pati çmime edhe për performancat e tjera. Sareta Bega mori çmim nga Warner Music, ndërsa Jett nga Sony Music Entertainment.
Kleart Duraj, anëtar jurie dhe përfaqësues i këtyre shtëpive diskografike për Shqipërinë dhe Kosovën, zbulon në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, përshtypjet e përfaqësuesve për festivalin magjik.
Kleart Duraj: Kam përshtypjen që mund të gjykohet pak si e anshme eksperienca ime kështu që nëse më lejon, unë dua të ndaj opinionet e atyre dy partnerëve të mi ndërkombëtarë, nga Menart, përfaqësuesi ekskluziv i Sony për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe të Dancing Bear që është i Warner Music të cilët u mahnitën me nivelin e spektaklit dhe të festivalit të “Këngës Magjike”. Mos të kalojmë në krahasime të shumta, por pa diskutim në nivelin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, është nga spektaklet më të mira të prodhuara dhe ky është opinioni i tyre, për nivelin e artistëve që marrin pjesë, këngëve, produksionin e tyre, tekstet, pastaj kur kalon përshrkimin e spektaklit në skenë që do të thotë skenografia, ndriçimi, gjithë paketimi i të gjitha akteve. Është një festival që u jep mundësinë artistëve dhe sidomos atyre të rinjve që të nisin një karrierë dhe të shfaqen përpara publikut. Kjo nuk është e vetmja gjë, kjo shkon edhe diçka më tej sepse ky spektakël organizohet nga Tv Klan që u jep mundësinë që këta artistë të vazhddojnë të transmetohen në të gjitha rrjetet e Tv Klan, në radio dhe jo vetëm, në rrjete sociale, në platforma dhe arti i tyre e artistët vetë të jenë gjithë kohën në vëmendjen e publikut dhe ky është një promovim shumë i rëndësishëm./tvklan.al