Puthja me forcë e Reit ndaj Danielës ka qenë në qendër të diskutimit ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan. E interpretuar nga konkurrentët si një ngacmim seksual, ajo ka ngjallur një debat të zjarrtë, ku të gjithë janë vënë kundër Reit dhe kanë dënuar një akt të tillë.
Ermiri: Kur përdor forcë fizike ndaj një femre, kjo është diçka që nuk tolerohet. Ku e di ti që vajza në krahun tjetër nuk të do?!
Rei: Unë nuk i marr fare për bazë komentet, ata mund të jenë edhe pozitive, edhe negative i respektoj, por unë ky jam. Unë nuk e bëj për show, por se e ndjej.
Bajron: Bëje tamam, mos e bëj si shpellar. Një femër nuk kapet me zor. Je me fat që je në Shqipëri që po ndodh kjo gjëja. Sillu mirë me femrat, je tamam si një antik, si një shpellar.
Rei: Pse çfarë pret ti, të vijë femra aty?
Bajron: Po jo ta kapësh me dhunë./tvklan.al