Një 33-vjeçar me iniciale G.M., banues në Fushë-Mamurras të Kurbinit, u arrestua nga policia pasi shqetësonte dhe fyente një vajzë 24-vjeçare në rrjete sociale përmes disa profileve false në Facebook dhe Instagram.
Hetimi nisi në vitin 2023 pas denoncimit të 24-vjeçares nga Durrësi, e cila u ankua se shqetësohej nga llogari të ndryshme false në rrjete spciale.
Nga hetimi, policia mundi të identifikonte kush fshihej pas adresave false, pikërisht 33-vjeçari. Ky i fundit u arrestua, ndërsa në shtëpinë e tij u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov me 2 krehëra dhe 46 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.