Një mbyllje pa zhurmë dhe pa fajtorë për ngjarjen e ndodhur më 20 Shtator në Peqin në pushim të ndeshjes Shkumbini-Besa.
Komisioni i disiplinës nuk ka marrë asnjë masë për rastin e denoncuar në media për dhunë të ushtruar ndaj lojtarëve miq me arsyetimin se mungojnë prova dhe se nuk ka patur ankesa nga klubet.
Kështu shkruhet në procesverbalin e disiplinorit pas mbledhjes së ditës së mërkurë. Komisioni e pa të arsyeshme për mungesë faktesh dhe pamjesh dhe duke mos pasur ankesë nga klubi Besa vendosi të mos marrë asnjë masë në lidhje me këtë çështje.
Lajmi që në korridoret e stadiumit të Peqinit ishte ushtruar dhunë në drejtim të futbollistëve të Besës mbuloi kronikat e televizioneve dhe të gazetave, por të dy palët vendosën të heshtnin.
Fakt është që trajneri i Besës, Ilir Daja, u shoqërua në polici në lidhje me ngjarjen e zhvilluar në korridoret e dhomat e zhveshjes, por për motivet nuk u tha asgjë zyrtarisht.
Një rast që ngrihet pa mbyllet pa ngritur pluhur. Ndoshta ishte thjesht një trillim./tvklan.al