Lajme Arkiva 2002 Vëmëndja e politikës dhe e medias shqiptare është mbërthyer gjatë këtyre ditëve nga Komisioni Parlamentarë që po heton veprimtarinë e SHISH qe nga 1997 deri ne 2002, por dy ditët në vazhdim do të shënojnë kulmin e punës së këtij komisioni ku pritet që të dëshmojnë njëri pas tjetrit ish shefi i Shërbimeve Sekrete, Fatos Klosi dhe lideri i opozitës Sali Berisha. Qe të dy kanë shprehur dëshirën që seancat dëgjimore të jenë publike. Kryetari i Komisionit, deputeti demokrat, Spartak Ngjela, ka konfirmuar që gjithëcka është gati, përfshirë pyetjet që do ti bëhen zotit Klosi, por që mbahen tepër sekrete.
Gjatë një bisede në televizionin Klan, zoti Ngjela ka deklaruar se janë siguruar dokumenatat që vërtetojnë veprimtarinë anti opozitë në sherbimin sekret, por ai ka kërkuar të drejtën që gjithcka ta bëj publike ditën e hënë.
“Kemi konstatuar me fakte rrjedhje të informacionit në shtyp, nga një korpus dokumentar që quhet tepër sekret, do ti shikoni i keni në shtyp. Pra një presion ka skema të caktuara që i ngjajnë metodave të sigurimit vetë. Ka një frymë të luftës së klasave në SHISH, dhe opozita konceptohet si armike, përkatësisht partia demokratike. Këto janë të faktuara por përgjegjësia do të dali pasi te degjohen palët”
Një vënd të rëndësishëm në seancën e së hënës do të zër sipas zotit Ngjela edhe rekrutimi i politikanëve dhe i gazetarëve nga Shërbimi Sekret dhe në relacionin përfundimtarë të punës së komisionit, opozita do të kembëngulë të miratohet një ligj i cili përjashton cdo lidhje të shërbimit informativ me median dhe politikën./tvklan.al