Pjesmarrja e qytetarëve në protestën e fundit në Tiranë dhe vazhdimi i mëtejshëm nëpër rrethe është bërë objekt diskutimi brenda partisë demokratike. Sipas sekretarti të mardhënieve publike në partinë demokratike Spartak Ngjela lidershipi i partisë demokratike duhet të realizojë më qartë e të jetë më aktiv për strategjinë e portestave në mënyrë që të realizohet rrëzimi qeverisë drejtuar nga Fatos Nano.
Spartak Ngjela: “Unë mendoj që lidërshipi i partisë demokratike duhet të jetë më aktiv, duhet të jetë më i dhënë me me pablik rileshën (public relations) duhet të jetë më i qartë dhe unë mendoj që do jetë i qartë për, ë, ë, objektin e ksaj ose qëllimin që duhet të ralizojë nëpërmjet, ëë, ktyre protestave. Shtimi i paknaqsisë do të shtojë numrin, ne do vazhdojmë protestat, numri do të jetë, do t’i kalojë të qindmijtë patjetër, do të jetë më masive në gjithë Shqiprinë. Kjo quhet protestë që t’ia bëjëëë pamundësisht qeverisë drejtimin. Askush nuk ka thënë deri tani që njerzit s’kanë të drejtë për faktin që njerzit kanë të drejtë të bëjnë protestë, janë paqsore apo s’janë paqsore, kalojnë masën apo s’e kalojnë masën varet sa intrasigjente do jetë qeveria.”
Për sa kohë që protestat nuk shihen me sy të mirë për faktorin ndërkombëtar Ngjela përgjigjet:
Spartak Ngjela: “Unë jamë në politikë për të mbrojtur interesat e shoqërisë sime. Ndërkombtarët kanë, mbrojnë interesat e shoqërive të tyre. Ktu ndahen me njëri-tjetrin. Interesi i shoqërisë sime është vota e lirë. Unë e di që shoqëria ime s’voton e lirë, unë do bëj përpjekejt e mia maksimale për ta prurë shoqërinë atje ku duhet.” /tvklan.al