Në New York, një ceremoni veçantë u mbajt me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, në Bowling Green Lower Manhattan. Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Eric Adams ka përshëndetur të pranishmit, duke dhënë një detaj, se i biri i tij ka vizituar Shqipërinë, e cila i ka pëlqyer së tepërmi.

“Djali im ishte në Shqipëri vitin e kaluar ku mori pjesë në një konkurs muzikor dhe fitoi. Ai më mori në telefon dhe më tha: Babi, nuk e di nëse do të kthehem në shtëpi. Unë e dua Shqipërinë dhe atë që ajo përfaqëson. Sa herë ai më shikon ma kujton këtë duke më treguar flamurin shqiptar. Faleminderit shqiptarë! Faleminderit!”

Teksa nuk ka munguar që të bëjë edhe shenjën e Shqiponjës me duar. Në këtë ceremoni u ngrit edhe flamuri shqiptar përkrah atij amerikan. Në të morën pjesë shqiptarë që jetojnë edhe punojnë atje, si dhe me personalitete si Mark Gjonaj, Emina Çunmulaj, Fadil Berisha, të cilët janë ambasadorë të shkëlqyer të kombit tonë.

Tv Klan