Brazili arriti një fitore të vuajtur ndaj Kosta Rikës sot në Shën Peterburg. Një sukses 2 – 0 me golat e realizuar nga Coutinho dhe Neymar në minutat shtesë, duke hedhur poshtë murin mbrojtës të kundërshtarit që kërkonte pikën e parë.
Një çlirim për lojtarët brazilianë dhe trajnerin Tite, të cilin nuk e mbajtën këmbët në momentin kur po festonte. Fitorja erdhi pas barazimit të vështirë 1 – 1 me Zvicrën në takimin e parë në Grupin E.
Nigeria mundi 2 – 0 Islandën në takimin e luajtur në Volgograd. Pas një pjese të parë të dobët nigerianët u shfaqën më kërkues në të dytën, duke shënuar dy herë me Ahmed Musa. Mundësinë më të mirë islandezët e patën në minutën e 83’ kur Sigursson goditi keq 11-metërshin.
Përfaqësuesja tjetër që do të kualifikohet nga Grupi D pas Kroacisë do të vendoset pas ndeshjeve të treta.
Tv Klan