Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ka nisur aksioni për shembjen e mbi 380 objekteve të paligjshme në Durrës. 80 prej tyre janë pjesë e zbatimit të vendimit të KRRTRSH për zgjerimin e segmentit rrugor Durrës-Plepa. Aksioni i ndërtimorëve ka nisur me shembjen e disa objekteve në zonën e plazhit.
“Ky aksion është organizuar në zbatim të vendimit të KRRTRSH, për lejen e ndërtimit të segmentit rrugor nga Ura e Dajlanit në Plepa. Aksioni është në vazhdim, deri në ekzekutimin e të gjitha vendimeve”.
Sipas zyrtarëve ka nisur faza e parë që i ha rrugën projektit prej 700 milion lekësh për infrastrukturën në zonën e plazhit. Segmenti i ri rrugor që mendohet të përfundojë brenda dy viteve, do të jetë me 6 korsi, duke evituar me këtë mënyrë trafikun e stinës së verës.
Kreu i ndërtimorëve të Durrësit, konfirmon dhe aksionin tjetër paralel që synon të heq yjet fiktive të 17 hoteleve në këtë zonë./tvklan.al