Nga shkolla “Besnik Sykja”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rikujtoi pensionistët e qytetit, që të paraqiten pranë njësisë së tyre administrative për të aplikuar dhe për të marrë më pas falas abonenë e përgjithshme të autobusit.
“Bëhet një regjistrim me skaner, pra futesh në një sistem, që kur pastaj në datën 25 Dhjetor deri në datën 1 janar të dalin abonetë në pikat që do të njoftohen nga Bashkia, shtetasi, pensionisti ose pensionistia, shkon vetëm me kartën e identitetit dhe një fotografi, merr abonenë e përgjithshme, ashtu siç e ka marrë gjithmonë, por kësaj here pa pagesë.”
Kryebashkiaku, abonenë falas për pensionsitët i konsideron si një formë bonusi shtesë nga ai i qeverisë.
“Në dallim nga bonusi i qeverisë që jepet cash, ky është një bonus që do të jepet çdo muaj, me një abone 16 mijë lekëshe falas, ose 192 Euro në vit.”
Gjatë degjesës për buxhetin e vitit 2025, Veliaj tha ndër të tjera se janë hapur aplikimet për 1200 kredi të buta dhe se deri më 13 Janar, mund të aplikohet pranë e-Albania për të përfituar.
Klan News