Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sërish për hetimet që SPAK po kryen ndaj tij dhe familjarëve të tij, duke theksuar se nuk dorëzohet nga letrat anonime.

Teksa ndoqi nga afër udhëtimin falas të pensionistëve të cilët prej 1 Janarit janë pajisur me abone të përgjithshme pa pagesë, kryebashkiaku tha se nëse opozita ka vota le të matet me të në zgjedhjet e ardhshme.

Duke u ndalur tek transporti urban për pensionistët Veliaj tha se çdo i moshuar në kryeqytet do të pajiset me abone për udhëtim falas.

“Ka abone për të gjithë! Nuk ka nevojë as të presim në radhë, as të dalim herët në mëngjes. E di që gjithmonë gjërat e reja zgjojnë kërshëri dhe kemi merakun se mos mbarojnë, por është pa limit.”

Pyetjes së pensionistëve se përse aboneja duhet tërhequr çdo muaj, Veliaj i dha këtë shpjegim.

“Qershor, korrik, gusht s’e përdor, unë nuk e rimbursoj dot atë, se vjen KLSH dhe thotë ky s’ka udhëtuar…”

Ata të cilët nuk janë pajisur ende me abone falas, mund të paraqiten pranë njësisë së tyre administrative për t’u regjistruar dhe pastaj, çdo muaj mund të tërheqin abonenë në njërën prej pesë pikave të shpërndarjes të caktuara nga Bashkia e Tiranës.

Tv Klan