Nisin aplikimet për menaxhim të stacioneve të plazheve për 2025. Aplikimi do të bëhet në sistemin online e-Albania deri më 15 Dhjetor.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se me ndryshimin ligjor garantohet dyfishimimi hapësirave publike dhe shpërndarjen e tyre në gjithë vijën bregdetare.  

Ky vit vjen me një ndryshim të madh, ku vetëm strukturat hoteliere mund të menaxhojnë përkohësisht parcelat e plazheve dhe në bazë të numrit të dhomave që ato kanë do të përcaktohet edhe numri i çadrave që do të vendosen. Përjashtim nga ky rregull bëjnë plazhet në zonën e Fierit dhe Divjakës të cilat nuk kanë struktura akomoduesë në afërsi të detit.

Të gjitha subjektet e interesuara mund të kryejnë aplikimin e tyre në portalin e-Albania duke kërkuar shërbimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë së stacion plazhi”, i cili do të qëndrojë i hapur për 30 ditë.

Me rregulloren e re për menaxhimin e plazheve, lirohen rreth 675 parcela plazhesh, duke ju dhënë mundësinë bashkive që të administrojnë parcelat publike të plazheve. Po ashtu rregullat e reja përcaktojnë se për 1000 metra vijë bregdetare, 300 metra do të jenë publike.

Klan News