Në mbrëmjen e së enjtes nisi edicioni i ri i Ligës së Kombeve. Spanja kampione në fuqi, nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola me Serbinë.
Portugalia e fitoi 2-1 ndeshjen e parë ndaj Kroacisë. Luzitanët bënë gjithçka vetë, Dalot zhbllokoi rezultatin.
Ronaldo dyfishoi, ndërsa sërish Dalot shënoi një autogol.
Pjesa e dytë e ndeshjes shërbeu për të administruar rezultatin. Kroatët nuk patën forca për të bërë ndryshimin.
Fitore e madhe 2-0 e Danimarkës ndaj Zvicrës, me golat e Dorgu dhe Hojbjerg.
Ndërsa San Marino arriti fitoren e parë pas 20 vitesh, me golin e vetëm të Senzoli në ndeshjen ndaj Liechtenstein.
Kjo ishte fitorja e dytë e San Marino në histori.
Tv Klan