Verë, tërbim, muzikë dhe argëtim pa masë. Nën këto ritme ka nisur “fiesta” më e famshme e Spanjës, vrapi i demave.

E duke pritur demat banorë dhe turistë kanë festuar në rrugë si të shfrenuar të veshur me bluza të bardha dhe duke mbajtur në dorë shami të kuqe.

“La fiesta” do të nisë zyrtarisht të hënën e do të zgjasë nëntë ditë. Çdo mëngjes mijëra njerëz me adrenalinën në maksimum do të vrapojnë si të çmendur para gjashtë demave në 800 metra rrugë.

Festivali i njohur si “Los Sanfermines” mbahet që nga viti 1591. Ai është një magnet dhe një eveniment që nuk duhet humbur për mijëra turistë që nga Evropa deri në Australi./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle