Ideja gjeniale e drejtorit të departamentit të marketingut në TV Klan, Eptan Lohja, dhe regjisorit të Ardit Roshi, e ka befasuar jurinë e emisionit Lider, i cili pritet të startojë shumë shpejt në TV Klan.
Donika Capi: “Më bëri përshtypje interesimi shumë i madh i të rinjve, nuk prisnim të kishim kaq shumë veta rreth e përqark. Intervistat që bëmë, ishin shumë interesante pasi tregonin jo vetëm angazhime politik të të rinjve, por edhe aftësinë e tyre për të komunikuar, interesin politik që kanë për jetën e përditshme në Shqipëri, duket që janë goxha të interesuar, ndjekin median, ndjekin politikën jo vetëm shqiptare po dhe atë rreth e përqark rajonit dhe janë të aftë të shtrojnë në mënyrë sintetike idetë e tyre mbi politikën. Kam përshtypjen se ky realiti shou do jetë mjaft interesant për shkak të përplasjes të orientimeve partiake në thonjëza që do mund të realizojmë midis këtyre të rinjve”.
Emisioni, i zhanrit reality show, synon që brenda një grupi prej 16 personash, të përzgjedhë nëpërmjet një jurie të kualifikuar dhe votimit të publikut, individ me cilësi të spikatura prej lideri, ndjenjë debati, garë mes të rinjve, orientim i ri i simpative dhe preferencave politike. Nxitje për tu kulturuar në fushën e shkencës së qeverisjes interesit të politikës për mendimin e të rinjve.
“Si të kontribuosh nëpërmjet një zhanri që tanimë është bërë mjaft popullor, në promovimin e të rinjve, jo në spektakël, por në artin e qeverisjes? Kjo ka qenë dhe arsyeja që juria e “Lider”, ka vendosur t’i jap përgjigjen brezit te ri dhe më pas, ta përcjell atë tek publiku. Përballë kandidateve do të jetë një juri rreptësishtë profesionale. Ata janë kërkues, profesorë universitarë të shkencave politike, psikologjisë dhe komunikimit si dhe drejtues të televizionit Klan. “ Më mirë, nuk bëhet.”/tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Klodian Keçi