Ka startuar mbrëmjen e shkuar edicioni i 3-të i edicionit të këngës popullore. Qyteti i Elbasanit është përzgjedhur nga televizioni Klan dhe Promotor. Treshja e mirënjohur Adi Hila, Pandi dhe Bledi Laço, për të ngritur tiparin e këtij evenimenti artistik shuam të rëndësishëm.
Me mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin kryesor të këtij qyteti për të shijuar live disa prej perlave të muzikës popullore shqiptare. Interesi i jashtëzqakonshëm i publikut elbasanas i ka kaluar të gjitha parashikimet.
Adi Hila: “Shumë shumë mirë, nuk prisnim që të kishte kaq shumë njerëz, shuam njerëz, shumë.”
Emra mjaft të njohur të muzikës shqiptare si Irma dhe Eranda Libohova, Valbona Mema, Mustafa Mehja, Vëllezërit Zena, Ervin Bushati e shumë të tjerë kanë ndezur skenën duke ngritur peshë publikun, i cili ka qëndruar në sheh për disa orë me radhë.
“Koncerti më duket shumë i shkëlqyer, më pëlqen shumë.”
Gazetarja: Po këngëtarët si po ju duken dhe repertori i tyre?
“Shumë mirë”
Valbona Mema: “Shumë mirë dhe pse është vapë, na freskuan me duartrokitjet e tyre.”
Mustafa Mehja: “Publiku elbasanas gjithmonë është i mirë, është i zjarrtë, sidomos kur bëhet falë për këngën popullore.”
Devis Xherahu: “Është hera e parë që vij në Elbasan artistikisht dhe mbeta i shokuar nga përzemërsia, nga zemërgjerësia dhe ngrohtësia e publikut elbasanas.”
Këtë radhë prezantimi i spektaklit i është besuar 2 prezantuesve të televizionit Klan. Anjeza Maja dhe Drini Zeqo janë ata të cilët për 12 javë me radhë do të prezantojnë një nga një artistët pjesëmarrës që konkurrojnë në këtë spektakël.
Në 12 sheshe të rretheve kryesore të vendit përfshirë edhe Prishtinën dhe Ulqinin, Maratona e Këngës Popullore do të vijë si asnjëherë tjetër në ekranin e televizionit Klan. Muzikë, spektakël dhe argëtim pafund. Programi do të transmetohet çdo të diel nën siglën e televizionit Klan, një megaproduksion i startuar në mënyrën e duhur.
Spektakli që do të vijojë përmes valëve të televizionit Klan mbështetet nga ministria e Kulturës dhe vetë ministri Ylli Pango./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni