Gjykata e Posaçme nisi gjykimin e ish-shefit të krimeve, Dedan Gjoni dhe 5 të pandehurve të tjerë të akuzuar se janë përfshirë në trafik droge dhe sigurim të kushteve për vrasje.

Treshja e gjyqtarve për ta pranoi edhe kërkesat që kishin bërë për t’u gjykuar me procedurë të shkurtuar.

Kështu, Dedan Gjoni, Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj dhe Albert Prenga në rast se gjenden fajtor do të përfitojnë edhe ulje të dënimit.

SPAK thotë se nëpërmjet zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky kishte dokumentuar 4 raste të përfshrjes në trafik të kokainës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu ata akuzohen se kanë bashkëpunuar për realizimin e një atentati ndaj dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela. Ngjarja nuk u realizua, teksa ish-efektivi Dedan Gjoni rezulton t’i ketë ndihmuar me informacione.

Në këtë seancë, gjithashtu u vendos që çështja për ish-zëvendës Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe ish-efektiven e policisë, Jonida Babameto të ndahej dhe dosja u dërgua në Gjykatën e Tiranës për kompetencë.

Tv Klan