Gafurr Adili dhe Taip Mustafaj të akuzuar për nxitje të urrejtjes kombëtare u paraqitën në seancën e parë të procesit gjyqsor në Tiranë. Gjyqtari Fehmi Petku do të shqyrtojë këtë proces. Në sallën ku u çel seanca kishin ardhur dhe shumë familjarë të të pandehurve nga Maqedonia.
Prokurori i çështjes Genci Qana nuk e ka lexuar kërkesën për gjykim ndaj të akuzuarve për nxitje të urrejtjes kombëtare, pasi nuk është caktuar avokati i të pandehurit të po kësaj dosje i shpallur në kërkim nga policia, Idajet Beqiri.
Gjatë seancës së sotme Gafurr Adili me profesion jurist ka trreguar se për të njëjtën akuzë është dënuar më parë në Maqedoni me rreth dy muaj burg, ndërësa Taip Mustafaj në vitin 93 ka kryer dënimin për akuzën e organizimit të luftës. Të dy këta persona u arrestuan në Shqipëri, sapo kishin mbërritur në aeroportin e Rinasit. Ata njihen si drejtues të armatës Shqiptare të Maqedonisë dhe janë cilësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si persona të rrezikshëm për sigurinë në rajonin e Ballkanit./tvklan.al