Ndërtimi për 3 muaj u mor përsipër nga Turqia
Çdo procedure burokratike është tejkaluar mesa duket dhe pa u mbushur 2 javë nga premtimi i Presidentit turk për financimin dhe ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit, në terren ka nisur puna.
1200 punëtorë, 200 prej të cilëve do të mbërrijnë nga Turqia do të angazhohen për ndërtimin e spitalit, i cili fillimisht do të administrohet nga drejtues turq dhe po ashtu pavijonet do të drejtohen nga mjekë të ardhur nga Ankaraja e Stambolli.
Inxhinieri që inspekton punimet angazhohet për të punuar me ritme të shpejta ndërsa kryeministri i kujton se afati është i paracaktuar që në Ankara.
Veç merakut për zhvendosjen e pemëve që ndodhen në zonën ku do të ndërtohet Rama shprehet i angazhuar veç kompensimit për pronarët e tokës të punësohen në këtë kantier.
Tv Klan