E shtuna shënoi nisjen e regjistrimit përmes aplikacionit PER për të gjithë emigrantët që do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në një konferencë për mediat, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se procesi do vijojë deri më 4 Mars dhe se interes më të madh në regjistrim kanë shprehur emigrantët nga Europa e kryesisht ata nga Italia.
“Nga Italia, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, nga SHBA”, tha Celibashi.
Por cilat janë mënyrat e regjistrimit?
“I gjithë ky proces sikurse realizohet nga faqja e internetit të komisionit të zgjedhjeve mund të realizohet edhe nëpërmjet aplikacionit të KQZ apo edhe nëpërmjet web, mobile”, tha Celibashi.
Asnjë penalitet nuk do ketë për emigrantët që u refuzohet kërkesa, por ata ftohen që të plotësojnë nga e para kriteret e regjistrimit.
“Deri më 4 Mars ata mund të riaplikojnë sa herë të duan. Nuk ka kufizime pra”, tha Celibashi.
Teksa KQZ-ja ka marrë 5 milionë Euro për kthimin e votës për diasporën, kjo e fundit kërkon nga PS e PD, të cilat prej javësh janë në negociata, që të bëjnë amendimin në kodin elektoral, në mënyrë që të tenderohen paratë.
Tv Klan