Prej disa ditësh në lagjen nr.1 të Kukësit ka nisur restaurimi i çative të katër pallateve me fondet e buxhetit të shtetit.

Çatitë prej druri dhe tjegullat të ndërtuara 45 vjet më parë ishin kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve ku në mjaft raste janë përfshirë nga flakët.

Vetë banorët kanë qenë të pafuqishëm për të ndërmarrë një investim të tillë.

“Kjo lagje po merr një stabilitet, një, edhe po bëhet një punë mjaft e mirë nga ana e këtij investimi nën drejtimin e bashkisë.”

“Për një ballkon sipër komshia sipër mua më pikon dhoma e madhe edhe banja më pikon. Pikon, dmth, vetëm kur bie shi”.

Hasan Halili: “Do të përfundonjë në total të gjithë riparimet e çative të pallatave të lagjes nr.1 që kanë qenë me plot kuptimin e fjalës,…gjatë gjithë kohës”.

Në fondin prej 23 milion lekësh ka kontribuar edhe pushteti lokal. Sipas autoriteteve vendore afati i restaurimit të çative është 60 ditë, mbas të cilave pritet të marrë fund shqetësimi i këtyre banorëve.

Aktualisht janë duke u strehuar në banesa me qira, ndërkohë që bashkia po studion dhe mundësinë e riparimit të çative në lagjen skajore të qytetit, e quajtur prej vitesh lagja e barakave./tvklan.al

Gazetar: Astrit Kola