Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ka nisur shpërndarja e parave të kreditorëve të kompanisë rentiere Kamberi. Në Tiranë dhe në disa qytete të vendit, Banka e Kursimeve ka organizuar tërheqjen e parave të kreditorëve, ndërkohë që interesi i qytetarëve për tërheqjen e këtyre parave ka qenë i ulët.

Gjatë ditëve të ardhshme do të përfundojë procesi i shpërndarjes së parave për 5 mijë kreditorët e parë të kompanisë Kamberi, ndërsa për pjesën tjetër shpërndarja do të vazhdojë në shtator.

Banka e Kursimeve ka sistemuar paratë e kreditorëve në llogari rrjedhëse, me anë të së cilave mund të paguhen drejtpërsëdrejti faturat e telefonit, ujit dhe energjisë. Me anë të kësaj llogarie përfitojnë interesat në formën e depozitave, si dhe mund të shërbejnë për transferta të ndryshme./tvklan.al