Ashtu siç ishte paralajmëruar vaksina kundër gripit është shpërndarë masivisht në të gjitha farmacitë e vendit.

Këto janë dy tipet që gjenden në treg, të prodhuara posaçërisht për viruset që pritet të prekin Shqipërinë. Farmacistët thonë se menjëherë ka nisur dhe kërkesa për blerjen e tyre.

Teuta Shallo: “Na kanë ardhur të dy vaksinat, edhe FluaRix-i edhe Vaksigrip-i. Vaksigrip-i ka ardhur për të dy llojet, dhe për të rritur edhe për fëmijë, pediatrike. Për të kushtuar kushtojnë FluaRix-i 120 lekë, kurse Vaksigrip-i është te 130 lekëshi. Për fëmijë tek 120 lekëshi. Kanë filluar të tërhiqen, sigurisht që jo në një masë të madhe”.

Vaksina kundër gripit nuk ka asnjë efekt anësor, megjithatë ajo duhet të bëhet vetëm në ambulancat e lagjeve apo në spital nga mjekët.

Ajo rekomandohet të bëhet kryesisht për fëmijët mbi gjashtë muajsh, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët.

Aktualisht në urgjencën pediatrike janë paraqitur rastet e para yë gripit, ndërsa pritet që muaji Dhjetor dhe Janar të shënojnë dhe numrin më të madh të të prekurve nga gripi./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami