Ditën e sotme nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, i konsideruar si bonusi i Pranverës.

Të gjithë pensionistët do të mund ta tërheqin bonusin e tyre në sportelet e Postës Shqiptare dhe në ato të bankave të nivelit të dytë.

Të gjithë ata pensionistë që marrin më pak se 20 mijë Lekë të reja pension në muaj do të përfitojnë një bonus prej 10 mijë Lekësh të reja. Kjo masë e qeverisë prek 511 mijë pensionistë në mbarë vendin.

Ndërsa të moshuarit që marrin një pension mbi 20 mijë lekë të reja në muaj do të përfitojnë një bonus prej 5 mijë Lekësh të reja.

Në total, nga ky bonus përfitojnë 730 430 pensionistë.

Afati i tërheqjes së Bonusit të Pranverës është deri më 30 Shtator. Ky është bonusi i dytë brenda 6 muajsh pas atij të fundvitit që qeveria shpërndau për pensionistët.

/tvklan.al