X Factor Albania vjen sonte Prime Time në ekranin e Televizionit Klan. Programi që mban firmën e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiu premton këtë sezon një spektakël fantastik.
16 supertalente do të ndezin skenën me performancat e tyre, në një garë e cila do të vazhdojë për 15 netë, prej nga pritet edhe do të zbulohet ylli i ardhshëm i skenës shqiptare.
“Është një mundësi që nuk di ta përshkruaj. Ju betohem, është parajsa mbi tokë”, tha Ori.
“Është një atmosferë shumë e bukur. Një emocion shumë i veçantë, por jemi gati”, u shpreh Bletisa Karaj.
“X-Factor është një katapultë për artistët e rinj për të shkuar më tej”, shtoi Ergis Hasani.
“Është një eksperiencë jashtëzakonisht e bukur, pavarësisht lodhjes dhe provave të shumta”, tha Rigersa Loka.
“Realisht emocion i jashtëzakonshëm”, u shpreh Anja Myraj.
“Jam shumë i emocionuar për puntatën e parë dhe mezi pres që të ngjitem në skenë”, tha Fortunato.
“Ndihem shumë mirë, pak e emocionuar sepse nuk kam qenë ndonjëherë në transmetim live, por besoj se do ia dal”, tha Leandra Godaj.
Muzika live, skenografia, performancat e kuruara me kujdes, numrat koreografikë dhe elementët e shumtë spektakolarë do të sjellin një premierë, që do të jetë surpriza televizive e vitit!
Pas sezonit të shkuar, ku më të mirët u ngjitën në skena prestigjioze si Kënga Magjike dhe festivale të tjera, edhe sivjet X Factor pritet të vulosë rrugën e suksesit për 16 yjet e ardhshëm të muzikës shqiptare.
Tv Klan