Qeveria shqiptare ka nisur një projekt pilot, për të testuar një platform të re teknologjike që do të jetë e dedikuar për pagesat elektronike. Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Delina Ibrahimi bënë testimin e parë, në bizneset e njësisë 5 në kryeqytet.
Sipas kryeministrit Edi Rama, ky aplikacion do të sjellë avantazhe për qytetarët.
Edi Rama: Kjo iu jep një avantazh shumë të madh sepse nuk mbajnë lekë nëpër xhepa, kontrollon gjatë gjithë kohës financën dhe mbi të gjitha kjo bën që mos të ketë dhe evazion nga ana e bizneseve të Tvsh-së.
Delina Ibrahimaj: Për individët nuk do të ketë komision, ndërkohë që për bizneset do të jetë shumë më i ulët, pra nëse sot mesatarisht transaksionet e kartave shkojnë nga 2.5 deri në 3% kosto për bizneset, nëpërmjet transaksioneve elektronike, me konkurrencë në rritje, besoj se kjo shifër mund të arrijë tek 0.5%.
Kjo platformë e re do të shpërbejë për pagesat nga fatura e kafes e deri te pagesat utilitare si drita, ujë, gjoba etj, e ku deri në korrik të këtij viti të gjitha bankat do të krijojnë akses për një gamë më të gjerë të pagesave online.
Klan News