Lajmi për ndarjen nga jetë të ish-yllit të One Direction, Liam Payne dominoi faqet e gazetave britanike.

Kalimtarët në qendër të Londrës shprehën tronditjen dhe pikëllimin e tyre kur dëgjuan për vdekjen e papritur të këngëtarit britanik.

“Të jem e sinqertë, është shumë e trishtë sepse unë jam rritur me One Direction dhe ai kishte pak a shumë në moshën time dhe ai ishte gjithashtu baba. Unë jam nënë e dy djemve. Për të qenë e sinqertë, nuk e kuptoj plotësisht se çfarë ndodhi. Thonë se ai ra nga ballkoni dhe shpresoja të ishte një vdekje e shpejtë për të, por ishte e tmerrshme. E gjithë gjëja është e tmerrshme.”

“Ishte vërtet tronditëse. U shokova kur lexova lajmet dhe dëgjova për të nga të tjerët.”

Ndërsa në hotelin ku humbi jetën në Argjentinë fansat ndezën qirinj dhe duartrokitën për 31-vjeçarin përpara se të mbanin një minutë heshtje.

Familja e yllit të One Direction ka lëshuar një deklaratë përmes zëdhënëses së tij.

“Ne po mbështesim njëri-tjetrin sa më shumë që mundemi si familje dhe kërkojmë privatësi dhe hapësirë ​​në këtë kohë të tmerrshme”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë oraganizatorët e formatit X-Factor ku edhe ai u bë i njohur reaguan përmes një postimi.

Në llogarinë zyrtare të X Factor në X thuhet se 31-vjeçari ishte jashtëzakonisht i talentuar” dhe la pas  një trashëgimi të madhe në industrinë e muzikës botën.

Shfaqja e njohur Britain’s Got Talent që drejtohet nga Simon  Cowell i cili edhe zbuloi talentet ka anuluar audicionet e saj për shkak të ndarjes nga jeta të Liam Payne. Edhe Zyra e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Liam ndërsa të shumtë ishin edhe yjet e muzikës që reaguan për lajmin e ndarjen nga jeta.

Vlen të theksohet se 31-vjeçari e bëri realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë, por fama nuk ishte kurrë e lehtë. Ai shpesh ka folur në intervista për problemet me shëndetin mendor për shkak të presionit nga fama.

Liam Payn la pas një fëmijë të cilën e ka me ish-partneren Cheryl.

Klan News