Ceremonia e Brit Awards ishte një nga ngjarjet e preferuara të këngëtarit Liam Payne dhe ai zgjidhte përherë të ishte i pranishëm në këtë event.

Pas vdekjes së tij, organizatorët e këtij eventi po mendojnë ta nderojnë në një mënyrë të veçantë dhe sipas britanikes Daily Mail, ish-anëtarët e grupit One Direction mund të ngjiten sërish në skenë për të kujtuar kolegun dhe mikun e tyre.

Tabloidi britanik theksuan se përveç One Direction, artistë të tjerë të njohur gjithashtu mund të kontribuojnë për të kujtuar Liam gjatë natës.

Niall, Zayn, Louis dhe Harry mbetën të shkatërruar kur shoku i tyre i grupit ra për vdekje nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë më 16 Tetor. 

Klan News