Nga 1944 deri më 1990 nga Shqipëria u arratisën 13.600 persona dhe 998 njerëz u vranë ose vdiqën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin sipas raporteve të Sigurimit të Shtetit.
Ka nga ata që kishin guximin, por jo fatin në anën e tyre, si 67-vjeçari Beqir Caushaj i cili tentoi tre herë të largohej nga Shqipëria komuniste.
“1987 nga Saranda, pas 2 vitesh jam arratisur nga burgu te Qafa e Barit, në Burgun e Burrelit bëra tentativën”.
Jetën e tij e zhvendosi në Amerikë pas rënies së regjimit, ama sot kthehet jo vetëm për të treguar historinë por për të parashtruar disa kërkesa në aktivitetin e mbajtur për të arratisurit në Autoritetin e Dosjeve.
“Edhe ne që jemi gjallë nuk po e gëzojmë jetën si duhet. Pas 34 vjetësh të persekutuarve politikë i jepën pensione më të larta dhe të burgosurve politikë pensione më të ulta. Kanë 34 vjet që akoma të burgosurit politikë janë pa paguar për punën që kanë bërë në minerë”.
Autoriteti i Dosjeve sot përveç dëgjimit të dëshmive, çeli një ekspozitë me dokumente rreth kesaj çështje.
Për nder të viktimave që tentuan të arratisen do të ngrihet një memorial në Rehovë të Kolonjës.
Tv Klan