Ai është një nga futbollistët e rinj më interesantë në futbollin evropian. Luan për francezët e Lionit, është 21 vjeç dhe mund të bëjë gjithçka nga mesfusha e lart, trekuartist, sulmues i dytë, apo edhe sulmues krahu.
Ai quhet Rayan Çerki, është francez me nënshtetësi algjeriane dhe ka edhe pak gjak italian, pasi gjyshja e tij nga babai është me origjinë nga Bari.
Nisur nga fakti se ai ende nuk ka debutuar me kombëtaren franceze, përveçse pëlqehet nga përfaqësuesja algjeriane, është kthyer në një alternativë edhe për Italinë e Spallettit.
Sipas mediave franceze, Federata Italiane e Futbollit ka intensifikuar kontaktet me stafin dhe familjen e futbollistit për ta bindur atë të veshë fanellën e kaltër. Më herët, Juventus dhe Lazio kanë kërkuar që ta sjellin në Serie A futbollistin.
Edhe pse është ende i ri, ai ka shfaqur një personalitet të jashtëzakonshëm në fushë, bën lojë të guximshme dhe mbështetet në një teknikë individuale të një niveli të lartë.
Ccerki ka shënuar tashmë 11 gola në 20 paraqitje me kombëtaren e Francës U-21 dhe ka realizuar një gol e dy asiste në këtë fillim sezoni mes Ligue 1 dhe Ligën e Europes.
Sistemi i ri i zgjedhur nga Spalletti, i cili përfshin një trekuartist pas një sulmuesi, mund të jetë perfekt për 21 vjeçarin, edhe nëse ai nuk ka aftësitë mbrojtëse të atyre që deri tani kanë mbuluar këtë rol.
Gjithçka do të vendoset në javët në vazhdim, me lojtarin që mund të tundohet nga projekti i trajnerit Spalletti dhe të mbajë veshur fanellën e kaltër.
Klan News