Shefi i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka konfirmuar se Luciano Spalletti do të qëndrojë si trajner i përfaqësueses së Italisë.
Skuadra e Luciano Spallettit bëri një paraqitje të dobët të shtunën dhe u eliminua nga kampionati evropian nga Zvicra, e cila dominoi. Ata nuk mund të bënin shumë dhe Spalletti morri përgjegjësinë për humbjen.
Spalletti dhe presidenti i FIGC Gabriele Gravina folën në një konferencë për shtyp pas eliminimit dje dhe ndërsa Gravina kërkoi falje për humbjen, ai konfirmoi se Spallett do të qëndrojë si trajner.
Gravina: Kemi pasur një bisedë të gjatë edhe me trajnerin. Jam pragmatik dhe mendoj se është e paimagjinueshme të zgjidhim problemet në momente të vështira duke braktisur një projekt që në momentin e parë thamë se ishte një projekt trevjeçar. Nuk mund të mendoni të braktisni një projekt pas 8/9 muajsh aktivitet. Diçka duhet të ndryshojë, diçka duhet rishikuar në aspektin e qasjes. Do të ketë reflektime të thella, mbrëmë kemi filluar të diskutojmë me Spallettin. Ne të gjithë duhet të rritemi.”
Më herët Gravina tha se ishte I zgjenjyer nga performaca dhe paaftësia për të shprehur atë që mund të kishin bërë.
Gravina: Zhgënjimi është për një performancë dhe një paaftësi për të shprehur atë që duhet të kishim bërë. Dhe mbi të gjitha, duke mos parë karakterin e natyrës sonë italiane, në momentet e vështirësisë, në reagimin ndaj disa kufizimeve objektive që kemi demonstruar gjithmonë, duke mos ditur si ta kompensojmë atë me një tjetër. Të gjithë duhet të reflektojmë për këtë. Një reflektim që dje, unë, trajneri, Buffon dhe gjithë ekipi e bëmë së bashku. Një zhgënjim që djemtë e ndanë me ne, ne i ndamë të gjitha përgjegjësitë në mënyrë të barabartë. Nuk kemi asgjë për të fshehur, të gjithë jemi përgjegjës, por duhet të vazhdojmë të jemi të tillë duke bërë thirrje për një ndjenjë të madhe përgjegjësie.
Para turneut, Gianluigi Buffon kishte konfirmuar se synimi kryesor i Italisë është Botërori i ardhshëm dhe duket sikur plani mbetet i njëjtë, pasi Azzurri tani shikon drejt një Botërori më të mirë dhe kualifikimin për herë të parë në 12 vitet e fundit.
/tvklan.al