Të enjten në Bruksel kundër Belgjikës dhe të dielën në Milano kundër Francës, Italia kërkon pikën që i duhet për t’u kualifikuar matematikisht në çerekfinalen e Ligës së Kombeve. Trajneri Luciano Spalletti pret përballje të vështira, ndërsa ndalet te fakti se kampionati italian ka treguar rritje.
“Duket e lehtë të marrësh një pikë, por nuk është ky arsyetimi që duhet të bëjmë! Nëse mendojmë kështu, atëherë e kemi gabim! Ndeshjet janë të vështira! Sjellja dhe qëndrimi duhet të jenë korrekte, jo të tregojmë mendjemadhësi! Kjo e fundit është gjëja e parë që duhet luftuar!”
Spalletti u ndal edhe te fakti që futbolli italian ka dhënë shenja mjaft pozitive.
“Lojtarët i komplimentova për mënyrën se si po e drejtojnë sezonin, duke vënë në pah një futboll të mirë! Konkurrenca është e mirë për të gjithë, ajo stimulon rritjen! Ne shohim ndeshje të bukura e të luftuara! Ekipet e vogla u’a vështirësojnë lojën atyre të mëdha! Pra ka mundësi për t’u rritur! Retegui dhe Kean? Ata po tregojnë çfarë ne shpresojmë! Kjo na lumturon!”
Trajneri i të kaltërve vuri në dukje faktin se kombëtarja ka treguar rritje sa i përket rasteve të krijuara, e po ashtu në luftën për rikuperimin e topit.
Klan News