Martesat jo gjithmonë funksionojnë dhe ky është një ndër ato raste. Një çift në Bagdad kryesuan rekordin për rastin më të shpejtë të divorcit në Irak këtë vit pasi u ndanë gjatë ceremonisë. Dhëndri i dha fund martesës pasi gruaja e tij kërceu një këngë “provokuese” gjatë festimeve.

Pjesa e parë e këngës mund të përkthehet përafërsisht kështu:

“Unë jam dominuese, do të sundohesh sipas udhëzimeve të mia të rrepta. Do të të çmend nëse do të shikosh vajza të tjera në rrugë. Po, unë jam dominuese. Ti je sheqeri im. Për sa kohë të jesh me mua, do të ecësh nën komandën time. Unë jam arrogante, unë jam arrogante”

Mesa duket edhe familja e dhëndrit e ka konsideruar si “provokim” kërcimin e nuses nën ritmin e këngës. Kjo u bë shkak për një sherr dhe ata i dhanë fund martesës ndërsa ishin ende në sallën e dasmës.

Kjo nuk është hera e parë që një martesë përfundon pasi luhet kjo këngë. Gjatë dasmës vitin e kaluar, një burrë jordinez e anuloi martesën kur nusja e tij kërceu këtë këngë./tvklan.al