Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese njohur për prova përgjimet e Sky ECC, në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi në themel për dosjen “Metamorfoza”. Në seancën e parë nuk u paraqit biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi në Kushtetuese shfuqizimin e provave, por ai u mbrojt nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari. Ata kërkuan shtyrjen në afatin maksimal të seancës për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.


Të njëjtën kërkesë pati edhe avokati i ish-shefit të policisë Ardit Hasanbegaj. Ai kërkoi të ketë kontakte me klientin për një mbrojtje sa më efektive. Prokurori Altin Dumani kërkon vijimin e shqyrtimit gjyqësor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore.

Sipas SPAK, biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 si dhe për bashkëpunim në dy vrasje të tjera. Ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Forcave Operacionale të Policisë, Oltion Bistri akuzohen për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit.

Seanca e ardhshme u vendos të zhvillohet më 21 Janar.

Klan News