Janë 61.8 mln persona në botë që vuajnë nga spektri i autizmit. Këto janë statistikat e fundit të publikuara në The Lancet Psychiatry, nga analizat e fundit globale. Ky shqetësim rezulton të haset me një frekuence prej një në çdo 127 persona, dhe në renditje ka një pabarazi mes meshkujve dhe femrave, me diferencë të dyfishtë më shumë për djemtë.
Vërehet me incidencë më të madhe në rajonet me të ardhura të larta, ku ne krye të renditjes pozicionohen zonat aziatike dhe Japonia, ndërsa haset dukshëm më rrallë në Amerikën Latine dhe Bangladesh, të fundit në listë.
Rezultatet nënvizojnë nevojën urgjente për diagnoza më të hershme dhe mbështetje për personat autike dhe ata që kujdesen për ta në të gjithë botën. Të dhënat e fundit shërbejnë si një bazë kryesore për marrje masash në shërbim të shëndetit publik, dhe ndërmarrjen e politikave dhe praktikave të nevojshme për përmirësimin e jetës së tyre në mbarë botën.
Klan News