Në rrugëtimin e tij të bashkëjetesës me spektrin e autizmit, 13-vjeçari Jamarbër Hoxha ka patur mbështetjen e e familjes, miqve e profesionistëve. Por një lidhje të veçantë ai ka me vëllain e tij, Dardanin. Ky i fundit i ka dërguar një mesazh përmes “Rudina” në Tv Klan vëllait të tij duke dhuruar emocione të vërteta.
Dardan Hoxha: Çkemi Arbër! Në këtë datë të veçantë sot, në Ditën e Autizmit unë dua të të përshëndes dhe të të them se të dua shumë dhe që je vëllai më i mirë në botë. Unë do të të ndjek ty gjatë gjithë rrugëtimit tënd dhe do të të suportoj gjithmonë. Të dua shumë!
Jamarbër Hoxha: Të kam zemër!/tvklan.al