Jamarbër Hoxha është 13-vjeçari i diagnostikuar me spektrin e autizmit që shkëlqen pavarësisht sfidave të tij. Falë kujdesit të prindërve, familjarëve dhe profesionistëve ai është një sukses në tejkalimin e vështirësive që sjell autizmi.

Jamarbri ka shumë ëndrra e pasione, por duket se më i madhi mbetet televizioni. Në një bisedë me “Rudina” në Tv Klan ai tregon planet e tij të ardhshme në botën e medias.

Jamarbër Hoxha: Unë kam shumë plane dhe shumë ëndrra.

Rudina Magjistari: Cila është më e madhja prej tyre?

Jamarbër Hoxha: Më e madhja prej tyre është televizioni.

Rudina Magjistari: Televizioni! E meriton ta themi kështu me pathos se televizioni s’është gjë e vogël.  Çfarë planesh ke ti në televizion?

Jamarbër Hoxha: Të jem gazetar dhe moderator  emisioni.

Rudina Magjistari: Sa mirë! Ke filluar të mendosh çfarë lloj programi do të të pëlqente ose të mendoshdiçka, të  shkruash diçka në lidhje me të?

Jamarbër Hoxha: Mund të shkruaj diçka në lidhje me të si për shembull të bëj një televizion që metaforikisht mund ta them që flitet për autizmin.

Rudina Magjistari: Pra një televizion të tërë ose ndoshta një program?

Jamarbër Hoxha: Jo, një televizion të tërë.

Rudina Magjistari: Pra 24 orë në 24 do të flasë për këtë temë dhe do të jetë në mbështetje të personave me çrregullim të spektrit autik.

Jamarbër Hoxha: Po, metaforikisht, në mënyrë metaforike e bën këtë, jo në të vërtetë.

Rudina Magjistari: Por në të vërtetë mund të bësh një program, është shumë i realizueshëm.

Jamarbër Hoxha: Jo, unë në televizionin që do të bëj unë programin tim e kam quajtur “Red” nga Jamarbër Hoxha./tvklan.al