Aktori Ryan Reynolds do të ketë një rrugë në Otavia të emëruar sipas tij, ngaqë qyteti zë “vend të veçantë në zemrën e tij”. Aktori 45-vjeçar, i cili vjen nga qyteti kanadez Vankuver – do të bëhet kombëtarisht i njohur me hapjen e Rrugës së Ryan Reynolds, e cila është e vendosur në fund të qytetit në lindje.
Kryebashkiaku i Otavës, ka bërë me dije se Otava ka një vend të veçantë në zemrën e Ryan – dhe për nder të tij do të paraqesë një mocion për të vendosur një rrugë me emrin e aktorit. Ryan Reynolds Ëay.
Ylli i “Deadpool” – i cili ka vajzat James, shtatë, Inez, pesë, dhe Betty dy, me gruan Blake Lively – iu përgjigj lajmit duke e quajtur atë një “nder të jashtëzakonshëm” dhe bëri shaka se në këmbim do t’i riemëronte njërin prej fëmijëve të tij Ottaëa.
Njohja vjen pasi Ryan dhe Blake kishin bërë disa donacione për kauza në të gjithë Kanadanë, përfshirë bankën ushqimore të Otavës.
Ryan ka bashkëpunuar gjithashtu me Shëndetin Publik të Otavës për të luajtur Bruce, një praktikant i pafat i mediave sociale – si dhe inkurajoi njerëzit të mbanin një maskë dhe të vaksinoheshin kundër COVID-19 në një varg postimesh në Tëitter, profili i të cilit u bë viral.
Klan News