Dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Festim Latos
Një trup i pajete është gjetur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit. Dyshimet e para janë se ai është i një shqiptari 43-vjeçar, por pa dhënë detaje të tjera rreth identitetit të viktimës.
Personi i gjetur i pajetë ishte raportuar si i humbur prej disa kohësh. Media vendase shkruajnë se ka qenë një kalimtar që ka parë trupin të pluskonte në ujë dhe ka thirrur menjëherë policinë.
Mediat holandeze raportojnë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur President i Çamërisë. Lato, u gjet i vdekur pak ditë më parë në Holandë, vend ku jetonte prej disa vitesh.
Tv Klan