Holanda është e njohur për këpucët prej druri, por një zbulim i rrallë i kohëve të fundit që daton 500 vite më pare, tregon se sa i përhapur ka qenë dikur përdorimi i tyre.

Një këpucë e tillë u gjet në një gropë që u zbulua muajin e kaluar në Alkmaar, rreth 30 km në veriperëndim të Amsterdamit.

Silke Lange, arkeolog: U gjet në një gropë uji në një mjedis urban. Pra, kjo është shumë e veçantë sepse këpucët prej druri fermerët i përdornin gjatë punës së tyre, por në fakt kjo u gjet në një kontekst urban në qytetin e Alkmaar. Pra, kjo është shumë e bukur dhe është e ruajtur mjaft mirë.

Gropa u përdor si tualet dhe për depozitimin e mbeturinave nga rreth 1450 deri në 1558, thanë arkeologët. Këto lloj këpucësh që kanë një thembër të trashë dhe të ngurtë të bërë zakonisht prej druri dhe sipas arkeologëve vlerësohet të jetë bërë në fund të shekullit të 15-të ose në fillim të shekullit të 16-të.

Është e para e gjetur ndonjëherë në Holandë dhe një nga vetëm 44 këpucët prej druri të gjetura ndonjëherë gjatë gërmimeve në Holandë dhe Belgjikë.

Klan News