Një burrë u mbyt për vdekje nga një piton gjigant, pasi doli nga një qyp prej xhami ku ishte mbyllur.
Sawan Tabklai, 55 – vjeç e kishte kapur gjarprin 6 metra të gjatë sepse po vërtitej rreth shtëpisë së familjes së tij në provincën Sukothai, Tailandë, gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.
Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, ai e futi atë në një qyp të madh prej xhami, por gjarpri ishte bërë tmerrësisht i uritur kur ai shkoi për ta kontrolluar rreth orës 5 pasdite, me orën lokale, të së hënës.
Pitoni doli nga qypi dhe e sulmoi Sawan në kokë, përpara se ta pickonte në krah.
Më pas ai u mbështoll rreth qafës së 55 – vjeçarit, teksa ky i fundit ulërinte për ndihmë.
Motra e tij Pilada Tabklai vrapoi për t’a ndihmuar, por u përball me një skenë të tmerrshme. Vëllai i saj po mbytej për vdekje nga gjarpri.
Ajo u përpoq ta lironte, por zvarraniku ishte tepër i fuqishëm, ndaj ajo telefonoi shërbimet e emergjencës.
Kur këta të fundit mbërritën në vendin e ngjarjes, burri kishte vdekur.
/tvklan.al