Gazetari Blendi Fevziu ka zhvilluar një intervistë tejet të veçantë me Monsignor Vincenzo Paglia për emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Monsignor Vincenzo Paglia ka treguar detaje nga jeta e vështirë në Shqipërinë e atyre viteve ku përmendi edhe rastin e mungesës së letrës për të rishkruar librat pas diktaturës. Kleriku tregoi përpjekjen e tij ku bindi qeverinë italiane për shtypjen e librave për të gjitha nivelet, gjë që solli vijimin e vitit shkollor normalisht.
Monsignor Vincenzo Paglia: Unë kam qenë nga Maji-Nëntor dhe kam qëndruar tek Hotel Dajti në Shqipëri për të vizituar të gjithë Shqipërinë në emër të Papës për të parë situatën. Ishte përshtypja e një vendi të shkatërruar, por me një dëshirë të madhe për jetën. E mbaj mend që më bëri përshtypje ato shpikjet e popullit shqiptarë që me fillin e lavanderive kishin bërë antenat e televizorit dhe shikonin të 6 kanalet e televizionit.
Më thotë një baba që unë do ja mbyll sytë fëmijës tim kur të jepen reklamat sepse është e pamundur për ne dhe unë nuk mund t’i tregoj fëmijës tim atë që është e pamundur dhe më preku aq shumë ajo që tha dhe mbaj mend që në muajin Qershor takoj ministrin e Arsimit shumë i ri, Lakrori i cili na foli mbi nevojën e rishtypjes së të gjithë librave, por të hequr diktaturën. Ata i kishin librat, donin t’i rishkruanin, por nuk kishin letër që duhej të vinte nga Kina. Ai më thoshte që nëse nuk arrij që t’i rishtyp librat, shkollat nuk hapen. Mbaj mend se kur shkova në Itali bisedova me Kryeministrin e atëhershëm, ministrin e Jashtëm, ministrin e Edukimit dhe u them që në Shqipëri janë 3 milion njerëz nga të cilët 300 mijë shkojnë në shkollë, plus 100 mijë profesor dhe mësues. Nëse nuk hapen shkollat, nëse vijnë vetëm 50 mijë shqiptarë, falenderojmë Shën Antonin. Qeveria italiane në muajin Gusht shtypi librat për të gjitha shkollat e të gjitha nivelet dhe viti shkollor mund të fillonte normalisht. Është një mrekulli sepse tregon se sa zgjuarsia politike mund të zgjidhë probleme të pabesueshme./tvklan.al