Kryetari i PD Sali Berisha deklaron se Komisioni Special të Apeleve të Emigracionit në Londër nuk i ka shytuar provat dokumentet e dërguara prej tij për heqjen vendimit të shpalljes “Non Grata” në Mbretërinë e Bashkuar.
Berisha tha kjo është me qëllim për të mos zbuluar të vërtetën. Pasi humbi Apelin, Berisha ka paralajmëruar se betejën e tij kundër shpalljes “Non Grata” nga Mbretëria e Bashkuar do e vijojë në rrugë të tjera.
Sali Berisha, kreu i PD: Legjislacioni britanik nuk lejonte që unë t’u drejtohesha gjykatave pa iu drejtuar Komisionit të Posaçëm të Apelimeve të Emigracionit të këtij vendi, ndaj dhe unë ndoqa rrugën e diktuar nga ligji. Në mënyrë të vazhdueshme ne paraqitëm mijëra faqe dokumente që rrëzonin të gjitha shpifjet, trillimet e Edi Ramës, Eriona Veliajt dhe të Lulzim Bashës, por këto dokumente nuk i janë paraqitur sekretares së shtetit me dy qëllime. Së pari që ajo të mos mësonte të vërtetën, së dyti që këto dokumente të mos mund të paraqiteshin në SIAC duke mos i shqyrtuar sekretaria e shtetit.
Ne përfituam shumë nga ky proces, ne mësuam së pari që çfarë, manipulimesh dhe manovrimesh të ulëta u bënë për të fshehur të vërtetat a nuk janë këto akuza një përpjekje e korrupsionit transnacional për të mbrojtur narkoshtetin dhe të korruptuarit shqiptarë. Ndëshkuar Sali Berishën që më shumë se çdo gjë në jetën e tij pas përmbysjes së diktaturës ka luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Beteja jonë vazhdon jo për heqjen e përjashtimit, por për mbrojtjen tuaj nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit.
Klan News